Historiku
Kompania “Superior Klima” aderon në tregun Shqiptar që prej vitit 1998. Prezantimi i një cilësie të lartë në sistemet ngrohje-ftohje dhe aspirim-ventilim ka qenë një nga objektivat e kompanisë që në themelin e saj.
Shërbimi me përpikmëri, përkushtimi dhe profesionalizmi kunderjt klientëve tanë janë në qendër të filozofisë sonë të biznesit. Falë njohjes së mirë të tregut, kompania jonë njeh nevojat konsumatore dhe i ofron klientit shërbim cilësor me produktet më të mira. Stafi ynë teknik dhe inxhinierik do të jetë (është) në dispozicionin tuaj për t’i dhënë zgjidhje çdo problemi.
Nëse kërkoni të keni një jetë cilësore brenda mureve të shtëpisë suaj, me një dimër të ngrohtë dhe një verë të freskët, nëse po kërkoni që bizneset tuaja të ofrojnë ambiente komode, Superior Klima distributor i markës së njohur japoneze Fujitsu jua mundëson këtë.
Me një gamë të gjerë produktesh, me një staf teknik profesional dhe me vitet e eksperiencës Superior Klima është zgjidhja ideale për ambientet tuaja.